Zgjedhjet dhe ekonomia/ Qytetarët: Zgjedhjet s`kanë për të ndryshuar situatën ekonomike!

Zgjedhjet përfunduan. Partitë festuan dhe bëhen gati për negociatat për formimin e qeverisë së re.

Qytetarët iu kthyen përditshmërisë së zakonshme – përditshmëri kjo e përballjes me çmime të larta të produkteve ushqimore por edhe rënies së fuqisë së tyre blerëse.

Nuk presin se zgjedhjet kanë për të ndryshuar situatën e tyre ekonomike.

“Njejtë çfarë zgjedhje, në zgjedhje gjithsecili për vete sepe për punëtorin nuk ka. Njëjta si janë si s`janë zgjedhjet sërish njëjtë janë. Ja çmimet 70 denarë bostani, 100 këto të gjitha njëjtë vetëm i gënjejnë njerëzit i manipulojnë”.

“Po ka pak, por nuk është diçka shumë sërisht të larta njësoj, nuk janë siç kanë qenë por sërisht pak të themi”.

“Vallahi ashtu ishte plani, plani ishte të ulen por nuk u ulën sërisht çmimet janë të larta por nuk e dijmë se derisa do të shkojnë. Grashaki 130 denarë nuk ka askund vetëm ai ka ndërsa qershija ka 200, 70, 60 varet”, tha një qytetar.

Komuniteti i Bizneset thotë se me kujdes do të ndjek zhvillimet e qeverisë së re në fushën e ekonomisë, duke potencuar se në 10 vitet e ardhshme prioritet duhet të jetë ekonomia dhe sistemi I vlerave të tregut.

“Vendi ynë është në test serioz, mund apo nuk mund të mbijetojë si shtet modern në skenën rajonale dhe evropiane” – thuhet mes tjerësh në një kolumne të Kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share