Mbahen zgjedhjet e drejtpërdrejta brendapartiake për Kryetar të LSDM-së që ishin anuluar për shkak të tragjedisë në Koçanë.
Lideri aktual Venko Filipçe është kandidati I vetëm për Kryetar të partisë në zgjedhjet e rregullta brendapartiake.
Zgjedhjet do të mbahen në organizatat komunale të LSDM-së gjithandej vendit, në 78 vendvotime, të cilët në ditën e votimeve do të jenë të hapur nga 08.00 – 20.00. Komisioni Qendror Zgjedhor ka konfirmuar dhe ka mbyllur Listën Zgjedhore, ku aktivisht janë regjistruar 23.712 anëtarë, është siguruar materiali zgjedhor, paravanë për fshehtësinë e votës, kutitë zgjedhore, shenjat dhe gjithçka që duhet për ditën zgjedhore” – thonë nga LSDM-ja.
Votimi i të sëmurve dhe të pafuqishëve është zhvilluar të shtunën më 05 prill.
Sipas LSDM-së, njoftimet për rezultatet do të bëhen publike të dielën pas përfundimit të procesit votues.