Zgjedhjet 2024/ Voton deputeti i LVV-së, Avni Dehari me bashkëshorten në Kumanovë

Në zgjedhjet presidenciale dhe Parlamentare që po zhvillohen në Maqedoninë e Veriut sot, ka votuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetvendosje Avni Dehari me bashkëshorten në Kumanovë.

Kush është Avni Dehari?

Avni Dehari ka lindur në Sllupçan të Kumanovës. Studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1981 deri më 1999, Dehari ka jetuar në Zvicër. Dehari ka qenë anëtar i LPK-së bashkë me gruan e tij, Xhemilen. Ai sot është edhe baba i dy djemve të vdekur në rrethana ende të pa zbuluar, Astrit dhe Arbënor Dehari, emrat e të cilëve qëndrojnë në shumë rrugë të Prishtinës.

Por, Avni Dehari, ka edhe bagazh intelektual ka botuar disa vepra, përfshirë edhe veprat si ‘Dielli’ një poemë për fëmijë, ‘Aris Seferi – në shërbim të popullit” me bashkautor Destan Hajdinin, si dhe përmbledhjen me poezi ‘Pas rrezes dë diellit’.

Ndryshe, familja Dehari kontributin e tyre për çështjen shqiptare kishin vendosur që ta japin duke qenë pjesëtarë e duke jetuar brenda këtyre trevave. Prandaj familja Dehari është kthyer për të jetuar në Kosovë nga Zvicra me 1999.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share