“VLEN” e quajti kryeministrin Talat Xhaferi “ simbolikë pa rezultate konkrete dhe pragmatike”. Në një konferencë për mediat, Blerant Ramadani, zëdhënës i opozitës shqiptare, kritikoi qëndrimin e kryeministrit Xhaferi kur ky i fundit u pyet nga gazetarët, se përse në njesitin special “ Tigrat” ende nuk të punësuar asnjë shqiptarë. Xhaferi tha se kjo pyetje duhet t’i drejtohet dikasterit përkatës, por për opozitën ky qëndrim tregon se kryeministri në këtë rast është i pafuqishëm.
“Nëse kjo na qenka kompetencë e ministrisë, atëherë ku ishin ministrant tuaj si Agim Nuhiu e Zimri Qamili, të cilët kishin kompetencën e duhur për këtë çështje, por që nuk u interesoi aspak çështja e njësisë special “ Tigrat”, ku për shqiptarët dera vazhdon të mbetet e mbyllur?”, tha Blerant Ramadani-VLEN.
Ndër të tjerat opozita akuzon BDI-në se pavarësisht se ka drejtuar me dikasterin e arsimin për disa vite, nuk ka arritur të mundësojë që nxënësit shqiptarë në disa zona të ndjekin arsimin në gjuhën shqipe. I pyetur se si do ta zgjidhe opozita këtë problem nëse vjen në pushtet, përgjigja nuk përfshinte një zgjidhje konkrete.
“Ju e ngritët akuzën, por cila do të ishte zgjidhja për këtë problematikë, në rast se ju do të ishit në atë post?
Shikoni, zgjidhja është shumë e thjeshtë. Nëse ka vullnet politik dhe vendim të ministrisë dhe Qeverisë që e njëjta të zbatohet në aspect ligjor, atëherë ai vullnet politik duhet të shfrytëzohet që e njejta të implementohet në situatën konkrete.”, tha Blerant Ramadani-VLEN.
Një nga rastet në fjalë, ku nxënësit shqiptarë nuk mund të mësojnë në gjuhën shqipe, është në shkollën në Çashkë. Ky problem ka mbetur pa zgjidhje tashmë një kohë të gjatë./tvklan.mk