Zgjedhjet 2024: Të hënën në mesditë takimi i liderëve politik!

VMRO – DPMNE KËMBËNGUL NË SHFUQIZIMIN E QEVERISË TEKNIKE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të mbledh më 4 dhjetor liderët e partive politike në takim, i cili pret të rezultojë me një datë precize për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare vitin e ardhshëm.

Kryeministri paralajmëroi mbrëmjen e së mërkurës se, gjatë ditës së sotme do t’ua dërgoj ftesat krerëve partiak dhe kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.

Por, nga VMRO – DPMNE thonë se për takimin në fjalë kanë dëgjuar përmes mediave, por për ta është i pranueshëm takimi dhe presin që në të caktohet data e zgjedhjeve.

“Takimi i liderëve për të hënën gjithsesi është o pranueshëm, në të cilin ne presim të diskutohet përfundimisht për precizimin e datës së zgjedhjeve, pranimin e vërejtjeve të OSBE/ODIHR, si dhe ofertën për shfuqizimin e qeverisë teknike, në këmbim që BDI të mos ketë kryeministër teknik. Njëkohësisht, meqë (kryeministri) vendosi për komunikim përmes mediave, lusim që takimi të jetë pas orës 11 të hënën, sepse kreu i VMRO – DPMNE-së ka ligjërata me studentët e Fakultetit të Makinerisë, ku punon si profesor i rregullte” – tha Marija Miteva, VMRO-DPMNE.

Nga LSDM kanë reaguar ndaj deklaratës së VMRO-së, duke thënë se, takimi do të jetë në mesditës.

“Na vjen keq që do të duhet t’ia prishim agjendën Hristijan Mickoskit, i cili dukshëm, siç konfirmon partia e vet DPMNE, punon vetëm dy orë në ditë, nga ora 09 deri 11. Takimi të hënën më 4 dhjetor 2023, do të mbahet në orën 12” – thonë nga LSDM.

Përpos datës së zgjedhjeve, sipas paralajmërimeve të kryeministrit, në takimin e liderëve do të diskutohet edhe për procesin eurointegrues të vendit, si dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share