Koalicioni VLEN pretendon se në njësinë zgjedhore numër 6 po ushtrohet trysni dhe dhunë. Sipas tyre, problem qëndron te Kryeshefi I Policisë së Tetovës, Shefik Bajrami.
Një qëndrim të këtillë apo se në zonën zgjedhore numër 6 duhet të rritet prania e policisë, pati edhe Ministri i Brendshëm Teknik, Pançe Toshkovski.
Edhe për koalicionin VLEN Zona e Gjashtë është zonë e rrezikshme zgjedhore.
“Lirisht mund t`I drejtoheni Ministrit të Brendshëm apo të bëni një shkresë në Qeverinë të cilën e udhëheq BDI-ja, se cila është arsyeja që nuk lejon që Ministri I Brendshëm, ta shkarkojë Shefik Bajramin?”
-A e shpallët edhe Ju Zonën 6 si të rrezikshme?
-Zona 6 me ardhjen e Shefik Bajramit veçmë ka filluar të jetë e rrezikshme” – tha Sedat Sulejmani.
Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, Ministri I Brendshëm Teknik, Pançe Toshkovski, deklaroi se gjatë zgjedhjeve në Tetovë dhe Gostivar duhet të ketë prani të shtuar të forcave policore.
Por, Zv/Ministri i Brendshëm Plotësues, Mitko Bojmacaliev, gjatë një prononcimi për Klan Maqedoni, ka përgënjeshtruar pohimet e Ministrit Teknik të Brendshëm, Pançe Toshkovski, për prezencë të shtuar policore gjatë zgjedhjeve në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit. Bojmacaliev tha se nuk ka një vendim të këtillë, kurse masat e përforcuara janë nën ingerencën e Drejtorit për Siguri Publike. /tvklan.mk/