Zgjedhjet 2024/ Diaspora e painteresuar për të votuar – vetëm 2.943 aplikime!

Ka përfunduar kontrollimi i Listës Zgjedhore dhe regjistrimi i votuesve nga diaspora për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare.

KSHZ-ja ka njoftuar se deri dje, në departamentet rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore, i kanë kontrolluar 6.231 persona.

Kontroll elektronik të të dhënave kanë bërë gjithsej 56.299 qytetarë, ndërsa janë parashtruar 47 kërkesa për ndryshimin e të dhënave.

Lidhur me kërkesat e pranuara për regjistrimin e votuesve në diasporë, sipas informacioneve nga KSHZ-ja, deri më sot në orën 09.00, janë pranuar gjithsej 2.943 aplikime, nga të cilat 2.369 janë pranuar, 396 janë refuzuar dhe 178 aplikime të papërpunuara që do të shqyrtohen gjatë ditës së sotme.

Nga KSHZ-ja informojnë edhe se regjistrimi i votuesve në diasporë ka përfunduar sot në ora 9, për shkak të problemeve teknike me ueb-faqen për regjistrimin e diasporës./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share