Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar me Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.
Klan News raporton se ky takim vjen në kuadër të zgjdhjeve vendore që do të mbahen më 14 Maj 2023.
Sjellim në vëmendje se e diela e 14 Majit do të jetë e diela kur shqiptarët do të ftohen për zgjedhur kryebashkiakët e rinj për 4 vitet e ardhshme.
Presidenti Bajram Begaj nxorri dekretin me datën për zhvillimin e kësaj gare, këtë të hënë dhe përveç ftesës për votuesit të ushtrojnë të drejtën për të shprehur vullnetin e tyre masivisht, nxit palët të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë./tvklan.al