“Zgjedhje të parakohshme në këmbim të ndryshimeve kushtetuese” | Kasami: Kemi plan për tejkalimin e krizave me të cilat përballet vendi

“Kemi plan për tejkalimin e krizave me të cilat përballet vendi”

Nëse pushteti dëshiron bashkëpunim në pjesën e ndryshimeve kushtetuese, kjo do të thotë se duhet të arrihet konsensus për të gjitha çështjet, përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme. Kështu është shprehur sot kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. I pyetur nëse kjo nënkupton se do të kushtëzojë mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese me zgjedhje të parakohshme, Kasami tha se nuk është kushtëzim, por nëse pushteti do të bëj ndryshime, duhet të jap diçka në këmbim të ndryshimet kushtetuese, ndërsa ato janë zgjedhjet e parakohshme.

“Nëse për pushtetin prioritet është ndryshimi i kushtetutës dhe përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, atëherë duhet të bëhet kompromis në pjesën e zgjedhjeve të parakohshme. Nëse ka vullnet për zgjidhjen e problemeve aktuale edhe në pjesën e integrimit edhe në atë ekonomike dhe energjetike dhe në menaxhimin e dobët, me institucionet, shpresoj se mund të merremi vesh edhe për ndryshimet kushtetuese edhe për zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Bilall Kasami.

Kasami kërkon zgjedhje të parakohshme për shkak të krizës ekonomike dhe energjetike me të cilat po përballet vendi, e të cilat kanë goditur ndjeshëm standardin e qytetarëve. Sipas tij, nëse pushteti deri në pranverë nuk ballafaqohet me qytetarët në zgjedhje në zgjedhje të parakohshme, do të shqyrtohet mundësia për organizimin e ndonjë proteste apo presioni tjetër, në bashkëpunim edhe me pjesën tjetër të opozitës shqiptare. Ai pretendon se partia e tij ka plan konkret për tejkalimin e këtyre krizave.

“Po sigurisht dhe këtë plan ditëve në vijim do ta prezantojmë përmes drejtorëve të departamenteve”, tha Kasami.

Kasami sot prezantoi para opinioni drejtorët e departamenteve, të cilët në periudhën vijuese, do të ndjekin punën e qeverisë, dhe do të publikojnë e parregullësitë, mangësitë dhe të gjitha problemet me të cilat do të përballen ato institucione publike.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share