PËRPLASJE MES LSDM-VMRO
Vazhdojnë përplasjet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për zgjedhjen dhe aktivitetet e kryeministrit Teknik Talat Xhaferi. Në konferencë për mediat, deputeti i VMRO-së, Dragan Kovaçki deklaroi se nëse ditën e parë, Xhaferi është parkuar në zonën e këmbësorëve në Qendër me automjetet zyrtare për të pirë kafe, dje ka festuar për zgjedhjen e tij në një organizim në Forinë, LSDM dhe Kovaçevski heshtin.
“LSD dhe Kovaçevski me vetëdije ia dorëzuan tërë pushtetin Talat Xhaferit dhe BDI-së. BDI me 15 deputetë ka një kryeministër, kurse LSD me rreth 40 mezi 5-6 ministra. Kovaçevski shiti LSD-në, shiti deputetët e tij për një ditë më shumë pushtet me kriminelët e BDI-së… Kovaçevski është arsyeja e gjithë regresit në Maqedoni në vitin e fundit, marrëveshjeve të errëta, krimet, korrupsioni, mosbesimi në gjyqësor dhe partizimi” – tha Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.
Por nga LSDM thonë se DMPNE-ja ka hyrë në Qeveri me BDI-në. Deputeti Martin Kostovski tha se gjithçka që kreu i VMRO-së ka thënë ka gënjyer, pasi edhe pse e kishte kushtin që mos jetë në Qeveri me BDI-në ajo hyri.
”DPMNE u ul në Qeveri me BDI-në. Ministrat e DPMNE-së u përkulën para Talat Xhaferit. Tani pishman haxhiu Mickoski le t’ua shpjegojë qytetarëve, por edhe anëtarëve të tij nga DPMNE, pse i ka gënjyer? Pse e problematizoi Qeverinë teknike? Pse i bojkotuan kandidatët e tyre për ministra në Kuvendin e Maqedonisë dhe nuk votuan? Si mund tani në një Qeveri me një BDI?” – tha Martin Kostovski, LSDM.
Nga LSDM e akuzojnë kryetarin e VMRO-DPMNE-së se për të janë të rëndësishëm qytetarët, por pozitat dhe pushteti. /tvklan.mk/