Zgjedhja e kryetarit të këshillit Gjyqësor: Dështoi edhe tentativa e dytë!

KËSHILLI GJYQËSOR: “PËR DITËN E SEANCËS DO TË NJOFTOJMË NË MËNYRË SHTESË”

Pas shkarkimit të kryetares Vesna Dameva, ka dështuar edhe tentimi i dytë i Këshillit Gjyqësor për të zgjedhur pasardhësin e saj, njofton KlanM.

Seanca e jashtëzakonshme e cila ishte thirrur fillimisht për më 27 prill, është prolonguar sot për të dytën herë. Në njoftimin e këshillit, nuk kanë dhënë informata se pse është prolonguar seanca, por as njoftim se kur do të mbahet ajo.

“Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se, është shtyrë seanca urgjente e 439-të e cila ishte prolonguar për më 02.05.2023 (e martë) në orën 11:00. Për ditën dhe orën e mbajtjes së seancës do të publikohet komunikatë në njoftim shtesë” – tha Këshilli Gjyqësor.

Herën e parë, sic njofton KlanM, seanca u prolongua për shkak se nuk kishte numrat e nevojshëm për votimin e kryetarit të ri.

Kujtojmë se, Vesna Dameva u shkarkua me inicim të nënkryetarit të këshillit, Selim Ademi, pas tensioneve dhe zënkave disa orëshe në seancë publike.

Si arsye për shkarkimin e saj, sic percjell KlanM, është theksuar fshehja e letrës së ambasadores amerikane, ku adresohen kritika të ashpra për gjendjen e sistemin gjyqësor. Por, jo zyrtarisht besohet se arsyeja e shkarkimit të Damevës, u bë për shkak të paralajmërimit se, ky këshill, do të vendosë në rend dite përgjegjësinë e gjykatësit nga Apeli, Enver Bexheti, i cili ka mbajtur nëntë muaj në sirtar lëndën e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, për përgjimin masiv.

Vet Dameva, sic percjell KlanM,  pas shkarkimit të saj, akuzoi se “Këshilli është shndërruar në anarki, ndërsa shkarkimin e saj e vlerësoi si të kundërligjshëm dhe për të “kënaqur individë të caktuar të politikës”. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share