Ministri i Sportit Borko Ristovski një një intervist për REL duke komentuar ndodhitë e fundit në FFM, dhe sulmin fizik ndaj kreut të FFM – se a do të thotë kjo se po shtohen presionet politike në këtë drejtim me afrimin e zgjedhjes së kryetarit të rij të kësaj federate, Ristovski hedh poshtë të gjitha pretendimet për ndërhyre të politikës në këtë institucion. Sipas tij qeveria nuk do të përzihet në Federatën e Futbollit.
”Si përfaqësues i ministrisë dhe ish-sportist mund të them se ne si ministri, qeveri dhe shtet nuk kemi absolutisht asnjë qëllim të ndërhyjmë në punën e asnjë federate. Ne nuk kemi ndërhyrë dhe as do të ndërhyjmë. E gjithë kjo është lënë në kuadrin e demokracisë dhe se si anëtarët që zgjedhin presidentin duan të duket federata e tyre. Në këtë aspekt ne nuk kemi ndërmend të ndërhyjmë dhe as kemi ndërhyrë në asnjë zgjedhje të ndonjë federate” – tha Ristovski.
Ristovski ka pranuar se suksesi i kombëtares është në rritje, megjithatë ai është treguar ipërmbajtur lidhur me punën e deri tanishme të kreut të FFM-së Muhamed Sejdini.
”Sipas rezultateve që ka bërë kombëtarja e futbollit në periudhën e kaluar, mendoj se nëse shikojmë vetëm rezultatet, mendoj se suksesi i kombëtares po shkon lart, këtë mund të them nga pjesa sportive dhe pjesën tjetër nuk mund ta them sepse nuk jam në atë federatë për të ditur detajet” – tha Ristovski.
Ristovski foli edhe për akuzat për keqpërdorime të ish-drejtori i Agjencisë për Sport Rinor dhe të kryetarit i Komitetit Olimpik, Daniel Dimevskiku ishin përvetësuar 5 milionë euro para të shtetitë për çka tha se më nuk do të jetë si më parë, ai foli për qasje tjetër për të cilën siguroi se nuk do të ketë vend për korrupsion.