Zgjat vetëm 30 minuta, Boris Johnson mbledh rreth 300,000 euro për një fjalim në SHBA

Dy muaj pas largimit nga Downing Street, Boris Johnson ka nisur një karrierë të dytë, mjaft fitimprurëse, ndoshta dhe më shum. Siç shihet nga regjistri i të ardhurave shtesë për anëtarët e parlamentit në Britaninë e Madhe, ish-kryeministri ka marrë një tarifë prej 276,130 paundësh për një fjalim në SHBA në tetor për 30 minuta fjalim.

Udhëtimi në Shtetet e Bashkuara erdhi rreth një muaj pasi ai u largua nga Downing Street dhe vetëm disa ditë përpara se të tentonte një rikthim spektakolar për të pasuar Liz Truss, e cila e pasoi atë për disa javë dhe dha dorëheqjen më 20 tetor. Boris Johnson gjithashtu u pagua 13,180 paund nga Rupert Murdoch për shpenzimet gjatë udhëtimit dhe akomodimit për një takim në Montana, SHBA, ku manjati i medias zotëron një fermë.

Paraardhësja e Johnson, Theresa May gjithashtu gjeneron rregullisht të ardhura të larta shtesë me fjalime. Por në krahasim me Johnson, tarifat e saj duken modeste. Në regjistrimin më të fundit të regjistrit, ajo deklaroi se kishte marrë 97,000 paund (ekuivalente me rreth 111,000 euro) për një paraqitje në SHBA.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share