Zëra tifozësh në stadium në videon e pritjes së Talat Xhaferit në Forinë – disa portale tërheqin lajmin dhe kërkojnë falje!

Zëra tifozësh në stadium në videon e pritjes së Talat Xhaferit në Forinë – disa portale tërheqin lajmin dhe kërkojnë falje!

Nëpër rrjetet sociale veçanërisht në TikTok, sic njofton KlanM, është bërë virale një video material nga pritja që i bëhet Kryeministrit Talat Xhaferi në fshatin Forinë të Gostivarit, të shoqëruar me zëra në prapavijë ku dëgjohen brohoritjet “Ilirida”, “Çamëria”, “Kosova”.

Kjo ka mjaftuar që shumë portale në gjuhën maqedone ta publikojnë të njëjtën duke I bashkangjitur edhe tekstin me titull “Ja si pritet Kryeministri Xhaferi në Forinë!”.

Por, sic percjell KlanM, është konstatuar se zëri i videos është montuar në mënyrë plotësuese respektivsht në mënyrë forenzike është konstatuar se bëhet fjalë për zëra që janë xhiruar në stadium gjatë një ndeshje futbollistike dhe i janë bashkangjitur videos së xhiruar në Forinë.

Disa portale maqedonase tashmë kanë tërhequr lajmin dhe u kanë kërkuar falje lexuesve.

Ndryshe, sic njofton KlanM, pas marrjes së postit të Kryeministrit, Talat Xhaferi, është pritur me festë dhe fishekzjarre nga qytetarët e Forinës së Gostivarit, fshat ky nga i cili vjen Kryeministri I parë shqiptar, Talat Xhaferi./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share