Raportet mes drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza Angellov dhe zv drejtorit Ekrem Zendeli, thotë ky i fundit i ftuar në Happy Day, janë shumë të mira dhe që qasja e Angellovit ndaj nacionaliteteve tjera, përkatësishtë shqiptarët e ka befasuar për mirë, Zendeli shton se Angellov nuk bën asesi dallim mes kombeve në vendin e punës.
“Angellov e pranon të kaluarën, mirëpo e paraqet të tashmen. Ai është një njeri që ka qenë aktiv në luftën e 2001-shit, unë si e shoh, ai për shembull, I respekton shumë ushtarët e UÇK-së, në aspektin burrënor, se thotë ata janë njerëz që e duan popullin e vet siç e dua unë.” thotë Zendeli. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Teuta Zekiri