“Zemër Luana”, spektakli që bashkoi shqiptarët

Shifrat rekord me mbi 27 milionë klikime

Sezonin e parë në Televizionin Klan, moderatorja dhe autorja e programit “Zemër Luana”,  Luana Vjollca e nisi me një sfidë për të qenë programi më i shikuar.

Për 16 javë, moderatorja më e dashur e ekranit ia doli të jetë, trending numër 1 në Youtube, në të gjithë shtetet ku ka shqiptarë, duke numëruar plot 27 mln klikime dhe tejkaluar çdo pritshmëri.

Nuk ishte vetëm emisioni më i ndjekur i të dielave, por shou më i suksesshëm i argëtimit, që nuk solli vetëm lojëra dhe të qeshura, por edhe rrëfime ekskluzive nga artistët më të kërkuar të momentit. Nuk munguan mesazhet e forta për shoqërinë dhe mbështetjen e grave, me të cilën  moderatorja e njohur zgjodhi ta mbyllte dhe puntatën e fundit.

“Zemër Luana” do të kthehet me një tjetër sezon, me të njëjtët kapitenë, për ta nisur garën aty ku e lanë.

Megjithatë, një lajm të mirë ka për të gjithë ndjekësit e saj në Shqipëri, Kosovë. Maqedoni të Veriut, Itali, Zvicër, Gjermani, sepse Luana Vjollcën do ta shihni me një tjetër spektakël.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share