“Zemër Luana”, rekord shikueshmërie edhe në rrjetet sociale

Mbi 1 milion klikime në Youtube në 3 ditë

Mbi 1 milion klikime për tre ditë shënon emisioni i plotë “Zemër Luana” i autores dhe moderatores Luana Vjollca në Youtube.

Luana Vjollca: Është ndjesi e jashtëzakonshme, është tërësisht jashtë pritshmërive. Nuk dua të ngjaj shumë klishe edhe të them fjalë që ndoshta i dëgjojmë, por ishte e papritshme për secilin nga ne.

Me këtë rekord nisi rrugëtimin në Klan emisioni “Zemër Luana” që në puntatën e parë duke u kthyer trending numrin 1 jo vetëm në Shqipëri por në shumë vende të tjera të Europës.

Luana Vjollca: Jo vetëm në Shqipëri jemi në Maqedoni, ju duam shumë të gjithë shqiptarët kudo në botë që na kanë ndjekur dhe na kanë duartrokitur fortë. Jemi në Zvicër, në Itali, në Greqi.

Për moderatoren shumë të dashur të ekranit shqiptar, përveçse një lajm i bukur, e vendos para përgjegjësisë për të sjellë më të mirën për audiencën e saj të madhe.

Luana Vjollca: Po, është përgjegjësi shumë e madhe, kemi realizuar një emision të dytë, e kemi xhiruar dje i cili me thënë të vërtetën të gjithëve na ka gajasur dhe kam një lloj emocioni dhe një lloj mendimi që do ja dalim shumë mirë dhe në emisionin e dytë.

Këtë të dielë në prime time do të ketë të tjerë personazhe, argëtim dhe lojëra në Zemër Luana.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share