“Zemër Luana” bëhet gati për të dielën (VIDEO)

Autorja Luana Vjollca, premton një spektakël të vërtetë

Spektakli që të gjithë po prisni më në fund po vjen. Gjithçka po bëhet gati për “Zemër Luana” që do të nisë të dielën në prime time në ekranin më të madh të shqiptarëve në Televizionin Klan. Nën autorësinë dhe moderimin e një prej figurave më të dashura të ekranit shqiptar, Luana Vjollca, premton një spektakël plot argëtim.

“Qenka ndryshe të rikthehesh. Të rikthehesh në një shtëpi të madhe tjetër mediatike, kështu që me thënë të vërtetën ndryshe nga çdo herë unë kam emocione. Shpresoj ta përballoj mirë këtë të dielë. Kemi punuar një kohë shumë të gjatë me stafin me gjithë ekipin e Klanit, që në një kohë rekord të themi të vertetën e kemi realizuar gjithë këtë punë kolosale, këtë spektakël që kam përshtypjen është në një përmasë të jashtëzakonshme.”

Në shtëpinë e “Zemër Luana”, ka muzikë, kërcim, kapitenë lojëra dhe shumë personazhe të larmishëm që do t’i bashkohen gjatë gjithë sezonit.

“Kemi të ftuar të tjerë, dy kapitenë që ende nuk janë zbuluar, mund të them vetëm që një nga ata është parë tek promo e programit. Tjetrin nuk do e themi fare.”

Personazhi i parë që i bashkohet emisioni “Zemër Luana”, është këngëtari shumë i njohur Butrint Imeri. Por nuk ka vetëm kaq, ka shumë për t’u zbuluar në emisionin e shumëpritur, që çel siparin të dielën në prime time.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share