Zemër Luana | Askush nuk i ka rrëmbyer zemrën? Diona Fona: Më mirë vetë sesa…

Këtë të diel në “Zemër Luana”, një ndër të ftuarat ka qenë këngëtarja Diona Fona. “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës ka thyer rekorde shikueshmëri dhe sigurisht është kthyer në spektaklin e preferuar jo vetëm të publikut, por edhe të personazheve shqiptarë.

Këtë puntatë, Egi ishte në rolin e astrologes Vefi, ku ka parashikuar fatin e secilit prej të ftuarve sipas shenjës së tyre të horoskopit. Për Dionën është shprehur se do të ketë probleme me partnerin e duhet të ketë kujdes. Por në fakt Diona Fona ka treguar se nuk ka partner.

E më tej këngëtarja ka shtuar: “S’kam partner, më mirë vetë sesa me hek”. Pra Diona sapo konfirmoi edhe një herë se është beqare./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share