”Zemër Luana”/ Albëria Hadërgjonaj zbulon dhuratën luksoze që Anxhelina i ka bërë

Një nga të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca mbrëmjen e sotme në “Zemër Luana” ishte dhe këngëtarja e dashur për publikun Albërie Hadërgjonaj, e cila dhuroi nje larmishmëri emocionesh në këtë mbrëmje.

Përpos lojërave e të qeshurave, nuk mund të mungonin as pyetjet rreth jetës së Albëries për të cilën publiku është shumë kureshtar. Në një nga sfidat e personalizuar për Albërijen ishte “Ç’ka rrota, i mëson bota”, ku ishin vendosur disa foto të familjarëve të saj dhe jo vetëm.

Në një nga rrotullimet e bëra, rrota ndaloi tek vajza e saj Anxhelina. E pyetja ishte mjaft pikante: “Anxhelina njihet për blerjet e shtrenjta, por sot në “Zemër Luana” duam të dimë dhuratën më të shtrenjtë që të ka bërë? “

Ndërkohë pa nguruar, Albërija u përgjigj duke thënë që ishte nje cantë firmë në vleren 2-3 mijë euro./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share