“Zemër Luana”, 10 milionë klikime në YouTube

Të dielën, të ftuar specialë dhe ekskluzivë

Emisioni “Zemër Luana” i moderatores dhe autores Luana Vjollca deri më tani ka qenë një sukses. Dhe për këtë flasin shifrat, që kanë regjistruar një rekord shikueshmërie. Në 1 muaj, ky show i ndjekur nga shqiptarët kudo, ka kapur 10 milion klikime në YouTube.

“Shpërblimi më i madh është dashuria e pafundme e publikut, edhe ato komentet e pafundme aty, në YouTube më së shumti. Kërkojnë që Zemër Luana të jetë dy-tre herë në javë sepse shkruajnë që e shohin edhe brenda javës disa herë, derisa vjen e diela e ardhshme. Një nga gjërat që na kanë thënë edhe njerëzit adapt që merren me YouTube e Tv Klan, është që 50 përqind e emisionit shihet pa ndalesë, në as edhe një sekondë. Është, le të themi, e pabesueshme”.

Ky sukses i jep më shumë përgjegjësi dhe mban të karikuar moderatoren, e cila që tani ka menduar për netët festive, që nga ekrani i Televizionit Klan do të shoqërojë shqiptarët me emisionin “Zemër Luana” në Krishtlindje dhe 1 Janar.

“Jam shumë e motivuar për të sjellë programe edhe më të bukura në datat në vijim, në javët në vijim. Kemi një Krishtlindje fantastike në një familje, nuk po zbuloj më shumë, por besoj se njerëzit e kuptojnë kur them familje se çfarë bëhet fjalë dhe kemi 1 janarin që dihet tashmë që Zemër Luana dhe programet tona janë traditë në familjet shqiptare dhe do festojmë për një maratonë fantastike në një program me shumë këngë, me shumë humor, dhe me të ftuar që nuk kanë qenë ndonjëherë në stacionet televizive shqiptare”.

Por këtë të diel spektakli i argëtimit “Zemër Luana” ka të ftuar personazhet më të pëlqyer të momentit dhe mjaft lajme ekskluzive. Të ftuarit do të rrëfehen si kurrë më parë. Surprizë vetëm për “Zemër Luana” dy personazhe të tjerë të njohur së bashku në skenë deklarojnë për herë të parë dashurinë e tyre dhe se janë çift prej vitesh.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share