Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u rikthye në Iziumin që rusët nuk arritën ta mbanin dot më shumë se 4 muaj pasi e pushtuan. Jo vetëm artileria e sofistikuar perëndimore me rreze të gjatë veprimi por edhe mjeshtëria e ushtarëve ukrainas bënë që premtimi i Zelenskit për të përmbysur përparimin e rusëve, të bëhej realitet këtë Shtator. Dështimin e pranon vetë edhe korrespontenti nga rajonet e luftës i televizionit shtetëror rus Aleksandër Sladkov.
“Ky është një knock out. Po humbim shumë njerëz. Kemi përdorur armë të fuqishme, u dëmtuam rëndësistemin e energjisëpor si mposhtëm dot.”
Në këto kushte, eksperti ushtarak britanik Xhastink Bronk thotë për Dailymail se Rusisë nuk i mbeten alternativa dhe kjo mund të jetë humbja më e rëndë pas Luftës së Dytë Botërore.
“Ata mund të shpallin luftë dhe të bëjnë mobilizim të përgjithshëm. Por deri në kryerjen e procedurave duhen edhe 6 muaj të tjerë dhe rusët mund të kenë humbur akoma më shumë territor dhe logjistikë në Ukrainë.”
Në pak javë, ukrainasit kanë rimarrë kontrollin e 8 mijë kilometrave katrorë, kryesisht në Harkiv. Me ritme të shpejta po zgjerohet hapësira e kontrollit të tyre edhe në jug, në Herson.
Tv Klan