Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Uashingtonin të mërkurën për t’u takuar presidentin amerikan, Joe Biden, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.
Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit, që kur nisi nga pushtimi rus në shkurt.
Zelensky gjithashtu do t’i drejtohet Kongresit dhe do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe.
“Rrugës për në SHBA për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi ai në Twitter.
SHBA-ja ka konfirmuar gjithashtu se do të furnizojë Ukrainën me një bateri raketash Patriot, duke rritur ndjeshëm aftësinë e mbrojtjes ajrore të vendit.
Zelensky rregullisht pret liderë të huaj në kryeqytetin, Kiev, dhe ka vizituar trupat ushtasrake përreth Ukrainës.
Ai bëri një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e vijës së parë të frontit, në Bahmut, të martën.
Presidenti ukrainas gjithashtu ka folur shpesh me liderët botërorë me telefon dhe me video nga zyra e tij në Kiev.
Por një vizitë e paparalajmëruar në një vend të huaj – shënon të parën që nga fillimi i luftës – dhe gjithashtu sinjalizon rëndësinë e marrëdhënieve të Ukrainës me SHBA-në, e cila ka luajtur një rol udhëheqës në ofrimin e mbështetjes ushtarake.
Në konferencën e saj përpara vizitës së Zelenskyt, Shtëpia e Bardhë konfirmoi gjithashtu një paketë të re prej afro 2 miliardë dollarësh ndihmë për Ukrainën.
Zelensky ka apeluar për më shumë fonde dhe ka thënë se kostoja mujore e mbrojtjes për Ukrainën është rreth 5 miliardë dollarë.
Zyrtarët ukrainas kanë bërë gjithashtu thirrje prej kohësh për sisteme më të fuqishme të mbrojtjes ajrore nga Perëndimi. Sistemi i ri i raketave Patriot do t’i mundësojë Ukrainës të mbrojë infrastrukturën e saj jetike kundër sulmeve ruse.
Rusia ka synuar sektorin energjetik të Ukrainës, duke lënë miliona njerëz në errësirë në temperaturat e dimrit që janë disa gradë nën zero.