Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky viziton sot Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është vizita e tij e parë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, bën të ditur Downing Street, përcjell Klankosova.tv.
Zelensky do të takohet me kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe do të mbajë fjalim në parlament.
Ai do të vizitojë trupat e vendit të tij duke u trajnuar nga forcat e armatosura britaneze së bashku me kryeministrin Sunak, i cili së fundi tha se vendi i tij do të zgjerojë trajnimin për pilotim të avionëve luftarakë dhe marinë dhe premtoi investim afatgjatë në ushtrinë e Ukrainës, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv.
Kryeministri Sunak tha se vizita e Zelenskyt në Mbretërinë e Bashkuar është testament i guximit, vendosmërisë dhe luftës së shtetit të tij, dhe testament i miqësisë së paprishur mes dy vendeve.