Ukraina ka testuar raketat e reja të prodhuara në vend, tha sot presidenti Volodymyr Zelensky.
Zelensky tha përmes një postimi në aplikacionin Telegram se është informuar për testin nga ushtria.
“Ne po përshpejtojmë prodhimin e tyre ,” shtoi ai.
Më herët, kreu i diplomacisë ukrainase, Andriy Sibiha, i kërkoi Brukselit që aleatët e NATO-s t’i sigurojnë vendit të tij 20 sisteme të reja të mbrojtjes ajrore për të zmbrapsur sulmet raketore ruse.
“Ata do të na ndihmojnë të parandalojmë një ndërprerje të energjisë,” u tha ministri gazetarëve në selinë e NATO-s , pasi sulmet ruse kanë synuar prej javësh të shkatërrojnë infrastrukturën energjetike të Ukrainës.