Zelensky: Ukraina ka rimarrë 6.000 kilometra katrorë të territorit

Presidenti i Ukrainës, Zelensky është shpehur se forcat ukrainase kanë rimarrë dhe më shumë territor nga Rusia, ndërsa vazhdojnë kundërofensivën e tyre. Presidenti Volodymyr Zelensky tha se trupat kanë rimarrë më shumë se 6,000 km katrorë nga kontrolli rus në Shtator, në lindje dhe në jug.

“Nga fillimi i Shtatorit e deri më sot, forcat tona kanë rimarrë më shumë se 6,000 km katrorë të territorit të Ukrainës – në lindje dhe jug”.

Ndërkohë, Rusia ka pranuar humbjen e qyteteve kryesore në rajonin verilindor të Kharkiv, ajo që shihet nga disa eksperët ushtarakë si një përparim i mundshëm në luftë. Moska e përshkruan tërheqjen e trupave të saj nga rajoni ditët e fundit si një rigrupim me synimin për t’u fokusuar në rajonet Luhansk dhe Donetsk në lindje të Ukrainës.

Ky pretendim ka sjellë reagim në Rusi, me shumë përdorues të mediave sociale që e përshkruajnë tërheqjen e deklaruar si “të turpshme”.

Më herët, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken u shpreh se forcat ukrainase kishin bërë përparim të rëndësishëm në kundërsulmin e tyre, por shtoi se ishte akoma shumë herët për të parashikuar rezultatin.

Kujtojmë se Presidenti rus Putin urdhëroi një pushtim të plotë të Ukrainës më 24 Shkurt. Rusia ende mban nën kontroll një të pestën e Ukrainës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share