Zelensky thotë se Rusia ka 50 mijë trupa në Kursk

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se inkursioni i vazhdueshëm i ushtrisë së tij në rajonin e Kurskut të Rusisë po mban nën kontroll tani 50 mijë trupa ruse.

Në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar kombit, Zelensky tha se operacioni po reduktonte aftësinë e Moskës për të sulmuar brenda vetë Ukrainës. Ai e ka përmendur prej kohësh këtë si qëllimin e ofensivës, pavarësisht skepticizmit nga disa aleatë perëndimorë.

Sipas Institutit për Studimin e Luftës, një organizatë jofitimprurëse e SHBA-së, Rusia kishte 11 mijë trupa në Kursk kur Ukraina filloi inkursionin e saj tronditës në fillim të gushtit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, një raport në New York Times sugjeron se Moska ka arritur grumbullimin e trupave të saj në Kursk pa ndonjë nevojë për të tërhequr ushtarët e saj nga Ukraina.

Gazeta thotë se trupat e Koresë së Veriut po vendosen gjithashtu në Kursk si pjesë e një kundërofensive të afërt ruse.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share