Zelensky, thirrje për fortifikime në vijën e frontit

Forcat ruse po perpiqen të rrethojnë qytetin lindor të Avdiivka dhe ata po synojnë rajonet jugore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që mbrojtja duhet të forcohet sa më shpejt përgjatë vijës së frontit, pas takimit me komandantët në disa nga pikat kryesore në jug dhe lindje.

“Në të gjithë sektorët kryesorë ku nevojitet përforcim, ne duhet të përshpejtojmë ndërtimin e strukturave.Me temperaturat që bien nën zero dimri në tërësi është një fazë e re e luftës, u shpreh Zelensky.

Forcat ruse po përpiqen të rrethojnë qytetin lindor të Avdiivka dhe ata po synojnë rajonet jugore të Kherson dhe Zaporizhzhia.  20 sulme ishin zmbrapsur pranë Avdiivka dhe fshatrat rreth Bakhmutit.Qendra industriale e Avdiivka ka qenë pothuajse e rrethuar javët e fundit nga forcat ruse, të cilat tani kontrollojnë zonat në veri dhe jug, si dhe në lindje të qytetit.

Gjithashtu forcat ajrore të Ukrainës rrëzuan 18 nga 25 dronë rusë. Udhëheqësi ukrainas tha se “vëmendja maksimale” do t’i kushtohet qyteteve lindore që gjithnjë bombardohen në rajonin e Donetsk, si dhe një linjë kryesore mbrojtëse në veri-lindje midis Kupyansk dhe Lyman.

Kundërofensiva e Ukrainës që nga vera është parë gjerësisht se ka dështuar në arritjen e shpejtë të marrjes së territoreve ashtu sikurse ishte shpresuar në fillim. Ndërkaq Ukraina do të duhet të presë deri në vitin e ardhshëm përpara se të marrë ndihmën e saj nga SHBA që përfshin municione dhe bomba për të goditur në një distancë prej gati 160 km./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share