Zelensky takohet në Kiev me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensy është takuar në Kiev me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Përmes një postimi në Telegram, Zelensky thotë se diskutuan çështje të ndryshme, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Zelensky tutje e ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e dhënë.

“Ne jemi shumë mirënjohës për gjithë mbështetjen tuaj të madhe, që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe po i jep Ukrainës”, ka shkruar presidenti ukrainas./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share