Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pret “lajme të mira” nga takimi i tij me kancelarin gjerman Olaf Scholz në samitin e NATO-s në Vilnius të mërkurën.
Në një postim në Twitter, Zelensky tha se takimi mes dyshes kishte filluar.
Dialogu me Olaf Scholz… do të jetë kuptimplotë si gjithmonë. Ne presim lajme të mira në lidhje me mbrojtjen e jetëve të ukrainasve dhe mbrojtjen tonë”, tha Zelensky.