Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelensky, ka paralajmëruar se lufta po vjen në Rusi pas një sulmi me dron në kryeqytetin Moskë.
Zelensky tha se sulmet në territorin rus ishin një “proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë” i luftës midis dy vendeve.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se tre drone ukrainase u rrëzuan të dielën, ndërsa dy u përplasën me dy zyre.
Aeroporti Vnukovo, në jugperëndim të qendrës së qytetit, u mbyll gjithashtu për pak kohë.
Sulmi me dron në orët e para të së dielës është i fundit për të cilin Moska ka fajësuar Kievin. Ukraina rrallë herë e merr përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë.
Por në një video-fjalim të dielën nga qyteti perëndimor i Ukrainës, Ivano-Frankivsk, Zelensky tha se Ukraina po forcohej.
“Sot është dita e 522-të e të ashtuquajturit “Operacion Special Ushtarak”, për të cilin udhëheqja ruse mendoi se do të zgjaste disa javë”, tha ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.