Nuk ka “asnjë alternativë” veçse të fitojmë luftën e Ukrainës kundër Rusisë, tha të dielën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa iu drejtua kombit një ditë pas shënimit të përvjetorit të dytë të pushtimit të plotë të Rusisë.
“Nëse jemi mjaft të fortë me armë, nuk do ta humbim këtë luftë. Ne do ta fitojmë këtë luftë”, tha ai, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ai falënderoi ukrainasit për qëndrueshmërinë e tyre gjatë gjithë konfliktit të deritanishëm dhe sugjeroi se një samit i paqes në Zvicër mund të zhvillohet në pranverë.
“Kjo nuk do të thotë se Rusia do ta pranojë këtë dokument”, tha ai për një propozim të mundshëm të planit të paqes.