Zelensky nga Komuniteti Politik Evropian: Kur humb agresori, fiton bota

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar ata që e mbështesin Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kjo dëshmon se edhe në rrethanat më të vështira, BE-ja mund t’i mbajë premtimet e saj”, ka thënë ai në samitin e katërt të Komitetit Politik Evropian.

Ai gjithashtu falënderon ata që mbështesin përpjekjen e Ukrainës për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe ata që ndihmuan në organizimin e Samitit të parë të Paqes në Ukrainë.

“Ishte një sukses për të gjithë ata që duan një fund të drejtë të kësaj lufte”, shton ai.

Zelensky u kërkon të gjitha vendeve të mbështesin përpjekjet për paqe dhe të tregojnë lidership.

Ai thotë se është e rëndësishme që vendet në mbarë botën të jenë të guximshme dhe të injorojnë kërcënimet dhe përpjekjet e shantazhit: “Duhen përpjekje të përbashkëta për hir të paqes. Kur agresori humb, bota fiton.”

Ai përfundon duke falënderuar të gjithë “për çdo jetë të shpëtuar nga mbështetja juaj”, shkruan BBC-i.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share