Zelensky në Shqipëri – ”blindohet” Tirana!

SAMITI I UKRAINËS

Tirana do të jetë nën masa të forta sigurie gjatë datave 27 dhe 28 Shkurt 2024 për shkak të samitit të Ukrainës që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, ku do të vijë për herë të parë Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky do të mbërrijë në të parën vizitë në Tiranë mesnatën e sotme, për të marrë pjesë në Samitin e 28 Shkurtit Ukrainë- Europa Juglindore. Për arsye sigurie, sic njoftojnë kolegët nga Klan Njuz, axhenda e tij është ndryshuar disa herë dhe ende nuk është publikuar zyrtarisht.

KADRI KOTOLLOSHI – GAZETAR, KLAN NEWS

Presidenti i Ukrainës pritet të ketë disa takime dypalëshe, duke përfshirë Kryeministrin Edi Rama, por sic njoftohet disa nga takimet janë anuluar.  Presidentin Bajram Begaj dhe Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

KADRI KOTOLLOSHI – GAZETAR, KLAN NEWS

Më 29 Shkurt, në Tiranë do të zhvillohet samiti i Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të rajonit. Në fokus të këtij takimi do të jetë plani i rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rruga drejt integrimit evropian.

Ky samit që do të bashkëdrejtohet nga Rama e Zelensky ka si qëllim që në 2-vjetorin e sulmeve ruse në Ukrainë, t’i tregojë kësaj të fundit mbështetjen e të gjithë vendeve të Europës Juglindore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share