Pavarësisht kushteve të vështira që po hasin qytetarët ukrainas me ndërprerje të furnizimit me ujë dhe energjisë elektrike në këto ditë të ftohta të dimrit të sapo nisur, presidenti Zelensky u shfaq optimist në daljen e fundit televizive.
Gjatë mesazhit të përnatshëm për bashkëkombësit e tij, Zelensky ftoi qytetarët të tregojnë durim dhe të rezistojnë në këtë dimër, pasi ushtria ukrainase është duke e fituar luftën dhe kjo është vetëm çështje kohe.
Presidenti ukrainas nuk harroi të falënderonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën konsistente që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Ndërkohë një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes raportoi se që nga disa e parë e ofensivës ruse, 88 mijë ushtarë të Putin kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë.