Thirrjeve për mbështetje ushtarake ndaj Kievit i bashkohet edhe shefi i NATO-s
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u kërkoi aleatëve të mbështesin Ukrainën me armë .
Për Zelenskin mosfurnzimi I Ukrainës me armë forcon pozicionin e forcave të presidentit rus Vladimir Putin në fushën e betejës. Duke iu drejtuar Konferencës së Sigurisë së Mynihut në Gjermaninë jugore me ovacione të vazhdueshme, Zelenskiy nxiti aletatë e Kievit të bënin më shumë për vendin e tij.
Për fat të keq, mungesa e Ukrainës në armë veçanërisht ajo në artileri dhe armëve me rreze të gjatë veprimi, i lejon Putinit të përshtatet me intensitetin aktual të luftës. Kjo me kalimin e kohës minon rezultatet tona të përbashkëta.
Ai u shpreh gjithashtu se dërgimi i paketave shtesë të armëve dhe mbrojtjes ajrore në Ukrainë ishte gjëja më e rëndësishme që aleatët e saj mund të bënin për momentin. Për shefin e aleancës Jens Stoltenberg ndihma e Ukrainës është jetike.
“Nëse presidenti Putin fiton në Ukrainë, kjo nuk është vetëm një tragjedi për ukrainasit, por dërgon jo vetëm një mesazh për Putinin, por edhe për presidentin kinez se kur përdorin forcën ushtarake, ata marrin atë që duan. Pra, çfarë ndodh në Ukrainë sot dhe mund të ndodhë në Tajvan nesër. Prandaj, unë besoj fuqimisht se është një marrëveshje e mirë për Shtetet e Bashkuara të mbështesin Ukrainën. Nuk është bamirësi, është një investim në sigurinë e tyre.”
Edhe kryeministri në largim i Holandës Mark Rutte u shpreh se Evropa duhet të ketë fokusin tek Ukraina dhe jo tek deklaratat e Donald Trump për NATO-n.
Ish-presidenti i SHBA-së ka shkaktuar zemërim në Evropë, duke thënë se nëse rizgjedhet në nëntor, ai nuk do të mbronte aleatët e NATO-s që nuk arrijnë të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.