Zelensky kërkon sisteme mbrojtje dhe sanksione ndaj Rusisë

LIDERET E G7 NE GJERMANI KONFIRMOJNË MBESHTETJEN

Në tre ditët e ardhshme, politika botërore do të zhvillohet përballë panoramës së Alpeve bavareze. Në Kështjellën Elmau kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti krerët e tjerë të shteteve dhe premtoi mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike për Ukrainën. Presidenti ukrainas Zelensky i kërkoi G7 –ës që lufta në Ukrainë të përfundonte para fillimit të dimrit, sanksione për Rusinë si dhe hapjen e porteve në Detin e Zi. G7 po finalizon gjithashtu planet për një kufi të çmimit të naftës ruse që mund të godasë presidentin rus Vladimir Putin.

Grupi G7 i liderëve nga e gjithë bota është bashkuar për t’i dhënë më shumë mbështetje Ukrainës për agresionin që po shkatërron shumë qytete e po zhvendos miliona njerëz drejt vendeve fqinje.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike dhe do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ndërsa e bëjmë këtë, ne angazhohemi të demonstrojmë përgjegjësi dhe solidaritet global duke punuar për të adresuar ndikimet ndërkombëtare veçanërisht tek më të cenuarit”, u shprehën ata njëzëri.

Presidenti ukrainas Zelensky nëpërmjet një video-koference i kërkoi G7 –ës që lufta në Ukrainë të përfundonte para fillimit të dimrit. Zelensky tha se kushtet e betejës do ta bënin më të ashpër betejën

Ai iu drejtua liderëve të G7 përmes lidhjes video në një samit në Kështjellën Elmau në Kruen, Gjermani, ku kërkoi ndihmë për rindërtimin, sistemet e mbrojtjes kundërajrore, ndihmë për eksportet e grurit dhe garancitë e sigurisë. Presidenti ukrainas gjithashtu kërkoi nga liderët që të “intensifikojnë sanksionet” kundër Rusisë.

OLAF SCHOLZ KANCELARI GJERMAN

Ne po diskutojmë të gjitha temat që janë në rendin e ditës, veçanërisht të qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus dhe kuptuam se politikat e të gjitha vendeve tona janë shumë të përafruara. Mendoj se ky është mesazhi i mirë, se po marrim vendime të vështira. Ne jemi gjithashtu të kujdesshëm se do të ndihmojmë Ukrainën sa më shumë që të jetë e mundur, por gjithashtu shmangim që të ketë një konflikt të madh midis Rusisë dhe NATO-s. Kjo është thelbësore, të jesh i ashpër dhe të mendosh për nevojat e kohës që po jetojmë.

Uashingtoni po planifikon të njoftojë sa më shpejt këtë javë se ka blerë një sistem të avancuar norvegjez të mbrojtjes raketore tokë-ajër për Ukrainën . Njoftimi i blerjes së Nasams do të përmbushë një nga kërkesat kryesore të Volodymyr Zelenskiy, i cili ka paralajmëruar se qytetet e tij kryesore janë të pambrojtura kundër sulmeve raketore ruse.

Sanksionet perëndimore kanë goditur rëndë ekonominë e Rusisë dhe masat e reja synojnë të privojnë më tej Kremlinin nga të ardhurat nga nafta. Gjermania dhe BE-ja kanë treguar të dyja se nuk po e përjashtojnë pjesëmarrjen e Rusisë në samitin e G20 në nëntor. G7 po finalizon gjithashtu planet për një kufi të çmimit të naftës ruse. Kufiri i çmimit mund të godasë presidentin rus Vladimir Putin, duke ulur në fakt çmimet e energjisë.Në ditën e tjera pritet që të trajohen edhe tema të tjera me interes global si klima, energjia dhe shëndetësia.

Kriza e Ukrainës ka tërhequr vëmendjen nga një krizë tjetër ajo e ndryshimeve klimatike që fillimisht do të dominonte samitin. Aktivistët kanë frikë se vendet perëndimore po zbehin ambiciet e tyre klimatike ndërsa përpiqen të gjejnë alternativa ndaj importeve të gazit rus dhe mbështeten më shumë në qymyrin, një lëndë djegëse fosile më e ndotur.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share