Zelensky: Himni i armikut në tokën tënde, më i frikshëm se raketat

Duke qëndruar pranë të një droni të shkatërruar iranian, presidenti Volodymyr Zelensky është zotuar se sulmet ruse nuk do të thyejnë dot shpirtin e ukrainasve.

“Bombardimet nuk do të na thyejnë. Të dëgjosh himnin e armikut në tokën tënde është me e frikshme se raketat në qiellin tonë. Ne nuk kemi frikë nga errësira”.

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë duke dëmtuar infrastrukturën energjetike në vend. Sipas Zelenskit, Ukraina ka rrëzuar 23 dronë vetëm në dy ditët e fundit. Pas sulmeve të fundit ruse të paktën katër persona janë vrarë dhe 10 janë plagosur.

Sipas zyrës presidenciale disa qytete fqinje me termocentralin e kapur nga Rusia në Zaporizhzhia përtej lumit Dnieper u bombarduan. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e ka zhytur Evropën në një epokë pasigurie. Kështu u shpreh presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin parashikoi një dekadë “të rrezikshme” përpara.

“Kur shikojmë Rusinë e sotme, nuk ka vend për ëndrra të vjetra”, tha Steinmeier, duke iu referuar ëndrrës së ish-presidentit sovjetik Mikhail Gorbachev për një “shtëpi të përbashkët evropiane”.

Gjermania, e cila i është bashkuar sanksioneve evropiane kundër Rusisë e ka dërguar armë në Ukrainë, ka pritur më shumë se një milion refugjatë ukrainas.

Duke iu drejtuar një konference në Moskë të enjten, zoti Putin hodhi poshtë mundësinë e një përplasjeje bërthamore me Perëndimin, por akuzoi udhëheqësit perëndimorë për nxitje të luftës në Ukrainë. Sipas presidentit rus, Moska nisi atë që quan operacion të posaçëm ushtarak nisur nga dëshira e shprehur e Kievit për t’iu bashkuar NATO-s.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share