Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.
Zelensky ka njoftuar se me kryeministrin britanik kanë diskutuar rreth sulmeve të përditshme të Rusisë mbi qytetin e Odesës.
Ai tha se Ukraina duhet ta forcojë mbrojtjen ajrore.
“Ne diskutuam bashkëpunimin tonë të mëtejshëm të mbrojtjes, rrjedhën e operacioneve sulmuese të Ukrainës. Përshkrova nevojat aktuale të mbrojtjes së Ukrainës”, tha ai.