Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun.
Zelensky ka thënë se kanë diskutuar për ndikimin e sulmit ndaj Izraelit në situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë.
“Ne qëndrojmë në solidaritet me Izraelin, i cili po vuan nga një sulm në shkallë të gjerë, dhe shprehim ngushëllimet tona për viktimat e shumta. Tani është e rëndësishme të sigurohet bashkëpunimi midis policisë izraelite dhe diplomatëve ukrainas për çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve ukrainas në Izrael”, ka thënë Zelensky.
“Ne diskutuam ndikimin e sulmit ndaj Izraelit në situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë”.