Zelensky e përgëzon Erdoganin për fitoren në zgjedhje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, e ka uruar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për fitoren e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale dhe tha se ai llogarit në forcimin e “partneritetit strategjik” midis dy vendeve.

“Ne llogarisim në forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik për të mirën e vendeve tona, si dhe në forcimin e bashkëpunimit për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës”, tha Zelensky në llogarinë e tij në Twitter, përcjell Klankosova.tv

Turqia mban një pozitë të rëndësishme në politikën botërore, pjesërisht për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike si kryqëzimi midis Evropës dhe Azisë, veçanërisht Lindjes së Mesme.

Me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, Turqia gjithashtu ka një rëndësi në rritje si portiere e Detit të Zi dhe ka qenë qendrore në negocimin e marrëveshjeve vendimtare për të ruajtur eksportin e grurit ukrainas.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share