Zelensky: Bota ta dënojë “shtetin terrorist” rus

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë “shtetin terrorist” rus, pas zbulimit të një varreze masive dhe dëshmive për torturë në Izjum. Zbulimet në Izjum u bën disa ditë pasi forcat ukrainase rimorën kontrollin e qytetit nga forcat ruse gjatë kundërofensivës së tyre në rajonin verilindor të Harkivit. Gjatë një adresimi në orët e vona të 16 shtatorit, Zelensky tha se Rusia duhet të ndëshkohet me sanksione më të ashpra./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share