Zelensky: 20% e territorit të Ukrainës është në kontrollin e forcave ruse

Forcat ruse aktualisht kanë në kontroll rreth 20% të territorit të Ukrainës, tha presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi në parlamentin e Luksemburgut, shkruan The Guardian.

“Ne duhet të mbrohemi kundër të gjithë ushtrisë ruse. Të gjitha formacionet ushtarake ruse janë pjesë e këtij agresioni,” tha ai.

Ai tha gjithashtu se 100 ukrainas po vdesin çdo ditë në Ukrainën lindore dhe 450-500 të tjerë mbetën të plagosur në fushëbetejë. Ndërkohë zyrtarët perëndimorë thanë se vlerësimi i Ukrainës se po humbet 60 deri në 100 trupa në ditë të vrarë është shumë i besueshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share