Zelenski në Tiranë për samitin Ukrainë – Europa Juglindore, në orën 09:00 takimi me Ramën (Axhenda)

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbërriti në Tiranë mbrëmjen e së martës për të marrë pjesë sot në samitin Ukrainë – Europa Juglindore.

Masa të shumta policore dhe rrugë të bllokuara në kryeqytet janë pjesë e planit të masave të Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese për të garantuar rendin.

Zelensky do të takohet në orën 09:00 me Kryeministrin Edi Rama në godinën e qeverisë.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

Në orën 09:30 do të jetë takimi dypalësh mes dy delegacioneve.

Në orën 10:10 do të firmoset marrëveshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Në orën 11:00 do të bëhet mbërritja e liderëve të shteteve në Pallatin e Kongreseve. Mes tyre do të jenë Presidentja e Kosovës, ai i Serbisë, Malit të zi, Maqedonisë së veriut, etj. ndërsa krerët e shtetit të Turqisë, Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë do të adresojnë fjalën e tyre nëpërmjet një videomesazhi.

Në orën 11:30, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit.

Në orën 13:00 do të bëhet foto familjare.

Kurse në orën 13:30, ​​Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share