Derisa samiti i G7-ës është duke përfunduar, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë detaje për takimin e tij që e pati me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida.
Ai e ka falënderuar Japoninë për paketën e ndihmës financiare prej 7.6 miliardë dollarësh të shpallur në prill dhe vendimin për të pranuar ushtarakët ukrainas për trajtim, si dhe dhurimin e 100 kamionëve.
Gjithashtu gjatë takimit, Zelensky e informoi kryeministrin për situatën në vijën e frontit dhe rëndësinë e ruajtjes së sanksioneve japoneze ndaj Rusisë, së bashku me investimet japoneze dhe përfshirjen në rindërtimin e Ukrainës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.