Zekolli: Qeverisja VLEN është një kaos, shumë premtime aspak realizime

Ish-ambasadori Arsim Zekolli në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se qeverisja VLEN në këto muaj ka qenë një kaos politik.

Ai tha se në asnjë sferë nuk ka pasur rezultate konkrete edhe pse premtimet ishin për ndryshim nga politika paraprake.

“Qeverisja VLEN është një kaos. Një anarki. Duke e nis nga ndryshimet kushtetuese, nuk u bënë edhe pse thanë do bëhen deri në shtator, pastaj deri në tetor, pastaj jo na jepni një vit. Në aspekt ekonomik asnjë lëvizje. Na bindën se me kredinë prej 500 milionë euro do të bëhen investime, me para kineze po humbën financa prej BE-së. Mjekësia njejtë nuk ka asgjë, në vend të investimeve konkrete kemi debate për parkingjë etj. Me Koçanin u dëshmua se si u menaxhua. Më politikën e jashtme, u çuan peshë ti gjejnë një pikë Bujar Osmanit në diplomaci, por ai I solli gjithë liderët e politikës botërore në Shkup. Në MPB njejtë kemi gjendje diskriminuese ndaj shqiptarëve… Pra, duket shumë qartë se nuk mund të vazhdohet më kështu”, tha Zekolli.

Ai komentoi dhe qëndrimin e kryeministrit të vendit Hristijan Mickoski për tragjedinë e Koçanit, ku tha se nuk do të japë dorëheqje edhe pse pat 59 viktima, teksa kur ndodhi rasti me djegien e spitalit modular në Tetovë me 14 viktima, ishte Mickoki ai i njejti që kërkonte dorëheqje e qeverisë së asaj kohe. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share