Zekolli: Në RMV gjuha shqipe është gjysmake, njejtë si marrëveshja e Prespës dhe ajo me Bullgarinë…

Ish-ambasadori Arsim Zekolli në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia komentoi edhe deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për gjuhën shqipe.

Ai tha se çështja e gjuhës shqipë në RMV ka qenë gjysmake, ashtu siç shumë marrëveshje të tjera.

“Z.Kurti është në kontradiktë më z.Kurti opozitar, njëjtë si Ali Ahmeti kontradikt me Ali Ahmetin opozitar. Kemi ligj të gjuhës që e barazon gjuhën shqipe në nivelin e gjuhës rome, turke apo boshnjake, me të vërtetë e kemi në kllapa gjuha shqipe aty që shkruan, mirëpo aq është ka mbetur aty. Gjuha shqipë është gjysmake, edhe marrëvesja me Prespën por edhe ajo me Bullgarinë, ndaj të gjitha këto janë kompromisë të kalbura që do të vazhdojnë të kalben nëse nuk arrihet qëllimi i anëtarësimit të vendit në BE”, tha Zekolli. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share