Zejneli: Studentët të kyçen në krijimin e planprogrameve studimore

Profesori Jusuf Zejneli si një nga kandidatët për Rektor të UT-së, në Klan Debat theksoi se synimin e parë që ai do të ketë nëse zgjidhet në krye të UT-së, do të jetë rritja e cilësisë arsimore. Zejneli përmendi kyçjen direkte të studentëve në krijimin e planprogrameve studimore, ndërsa shtoi se duhet të bëhet edhe përshtatja e tyre me tregun e punës, duke bashkëpunuar me kompanitë, agjecitë, mediat, për të siguruar punë praktike.

“Sigurisht ehde hartimi i planprogrameve të dyfishta me universitetet tjera, dy ose tre universitete dhe natyrisht krijimi i një rrjeti të universiteteve në rajon, besoj se vështirësitë, prioritetet dhe sfidat janë të ngjashme. Mendoj se do të ishte një kontribut i veçantë në këtë drejtim. Sigurisht se faktor i rëndësishë  është edhe procesi i evaluimit të brendshëm”, tha mes tjerash Zejneli në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share