Zejdi në Klan M: VMRO-së me Frontin “i has sharra në gozhdë”, nuk janë ata në pozitë me lujt me interesat shqiptare…

Kryetari I Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejd i ftuar në emision Klan Debat në Klan Macedonia tha se nuk bëhët qeveri pa ndryshimet kushtetuese.

“VMRO-DPMNE me ne duhet të votoj Ndryshimet Kushtetuese sepse ndryshe e bllokojmë shtetin. Ne e kemi ate legjitimitet të popullit që me e blloku shtetin me mekanizma demokratik. Te komunat shqiptare iu dalim zot ne, nëse VMRO vazhdon me atë retorikë “Maqedonia sërish e jona”, nuk shkon ashtu se të has sharra në gozhdë”, tha Rexhepi Zejd.

Ai shtoi se VMRO nuk është në pozitë të luaj me shqiptarët.

“VMRO mos mendon të luaj me shqiptarët, t’i merr pozitat shqiptare, ta ndaloj Korridorin 8 etj.. Nuk mundet ashtu…”, tha Rexhepi Zejd.

/TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share