Zejdi në Klan M: VLEN nuk e ka legjitimitetin e popullit, po koalicionojnë si humbës që e nuk mbajnë as fjalën e dhënë!

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejd I ftua në emision Klan Debat në Klan Macedonia tha se Frontu Europian mbron interesin e të gjithë qytetarëve sepse e ka legjitimitetin, për dallim nga VLEN-I që ulet në bisedimi koalicioni si humbës.

“Fronti Europian do bej qeveri me popullin me interesat e shqiptarëve e qytetarëve. Fronti Europian është përmbërje e qytetarëve shqiptar por edhe etnive të tjera. Ndaj ne kemi besimin e popullit. VLEN-i mundet me pas lloj lloj pozite në koalicion, mirëpo nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve. Ju si analista si intelektual mos bini pre e retorikave nacionaliste janë apo s’janë vota shqiptare fë Frontit apo të Vlenit”,

Rexhepi Zejd tha se Taravari duhet ta mbajë fjalën e dhënë për dorëheqje.

“Unë kërkoi llogaridhënie prej atyre që dhanë premtime për dorëheqje e që tash nuk po i mbajnë, këto të VLEN-it. Kur Taravari tha se jep dorëhqeëje me vetëm një votë më tepër nëse ka Fronti, por nuk po e mban fjalën. Burri kapet për fjale mos harroni…”, deklaroi Rexhepi Zejd. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share